Punimet vazhdojnë me ritëm të lartë, kështu duket sot kompleksi i Partizanit (FOTO LAJM)

Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumin e “FK Partizani” vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrorekompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujërave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.


Janë prodhuar elementët konstruktivë metalikë për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i tribunës qendrore, shkruan “Supersport”.

Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të tribunës qendrore.
Shtuar më 14/01/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori