Puthje e përqafime plot pasion, Wanda Nara publikon momentet intime me Icardin (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e futbollistit të famshëm Mauro Icardi, Wanda Nara, merr herë pas here vëmendje me postimet që bën në “Instagram”.

Ajo është aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk mungojnë as fotografitë e dedikimet për partnerin e saj, ashtu siç veproi së fundi.

Wanda publikoi një kolazh fotografish, të realizuara në vende të ndryshme, që çifti i ka vizituar ndër vite, gjatë pushimeve. Këto fotografi tregojnë se ata kanë shijuar në maksimum pushimet në secilin vend që e kanë vizituar.

Në fotot në fjalë, ata shfaqen të lumtur në përqafim të njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje plot pasion.
Shtuar më 14/01/2021, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori