Qesharake! Sneijder refuzon të qëndrojë pas djalit më të gjatë (FOTO LAJM)

Momenti gjatë ekzekutimit të hymneve kombëtarë
Pëlqej
Ajo e mbrëmshja ishte një natë e errët për Holandën. Kombëtarja që fitoi medaljen e bronxtë në "Brazil 2014" u mund nga Republika Çeke në ndeshjen e parë eleminatore për Europianin "France 2016".

Kjo ishte ndeshja debutuese për teknikun Guus Hiddink, por ai që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte mesfushori i Galatasaray Wesley Sneijder.

Ish interisti është rreth 1,70 metra i gjatë, por çekët i kishin vënë përpara një djalë më të gjatë. Kjo bëri që holandezi të largohej nga skuadra dhe të qëndronte vetëm deri në përfundimin e hymneve kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori