Qeveria italiane vendos prishjen e lagjes së famshme ku u frymëzua "Gomorrah" (FOTO LAJM)

Rezidenca në formën e velës, e cila inspiroi Roberto Savianon të shkruante "Gomorra-n", e cila më pas u bë film dhe një ndër serialet me të ndjekur do të shembet.

Ajo ndodhet në periferi të Napolit dhe u ndërtua në atë kohë për t'i dhënë mundësi punëtorëve që jetonin në atë zonë që të ndërtonin një jetë në një zonë urbane, shkruan Albeu.com.

Përkundrazi, zona u kthye në një geto dhe në kulmin e luftës mes klaneve mafioze aty kishte një të vdekur çdo ditë dhe një mal me shiringa nga përdorimi i drogës.

Në këtë zonë u xhirua edhe seriali "Gomorrah", i cili sëfundmi mbylli sezonin e tij të katërt.

Nga lagjia janë larguar pjesa më e madhe e banorëve për shkak të problemeve që ajo paraqet, ndërsa qeveria ka vendosur që t'i japë fund duke e rrëzuar në tokë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 00:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori