Rafa Benitez shopping në Premier League (FOTO LAJM)

Thomas Vermaelen - Arsenal
Pas zyrtarizimit të akordit me Napolin, Rafael Benitez mendon menjëherë për merkaton dhe përforcimin e skuadrës. Si një trajner që ka punuar shumë vjet eksperiencë në Premier League, spanjolli ka në listën e tij të shpenzimeve disa lojtarë interesantë dhe si fillim ai kërkon përforcimin e mbrojtjes.

Thomas Vermaelen që ka kërkuar largimin nga Arsenal dhe Skrtel që nuk është i kënaqur te Liverpool janë dy emrat për prapavijën ndërsa në mesfushë mendon për Lucas Leiva, të cilin e solli ai vetë nga Brazili në Angli, por pa harruar këtu edhe brazilianin e Chelsea, Ramires.

Merkato e Napolit do të varet shumë edhe nga shitja e Edinson Cavanit. Nëse uruguajani largohet, emri i parë që mund të sjellë Benitez është Edin Dzeko ndërsa ëndrra e presidentit Aurelio De laurentiis është Karim Benzema. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori