Njihuni me "bishën" e Milot Rashicës (FOTO LAJM)

Milot Rashica po shkëlqen këtë vit me Werden Bremen, ku ka shënuar 10 gola në kampionat.

Bujë ka bërë veprimi i fundit, ku 22 vjeçari i ka bërë vetes një dhuratë të veçantë.

Në rrjetin social "Instagram", Rashica ka publikuar foto të makinës së tij të re.

Bëhet fjalë për një Mercedez Benz GT, vlera e së cilit është rreth 150 mijë euro.

Rashica ka zgjedhur ngjyrën jeshile, e cila përkon me ngjyrën e skuadrës së Werder Bremen.
Shtuar më 22/05/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori