R.Carlos: Kosovë, faleminderit për mikëpritjen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Roberto Carlos, trajneri i Sivasspor, ka falënderuar Prishtinën për mirëpritjen e bërë teksa rezultati i ndeshjes miqësore nuk ka rëndësi për ish yllin e Brazilit dhe Real Madrid.

Sivasspor e fitoi përballjen me Prishtinën me rezultat 0-2, por, për trajnerin e ekipit turk rezultati i këtij ballafaqimi nuk ka shumë rëndësi. Ish kampioni i Botës me Seleçaon dhe "Los Blancos" i ka lënë përshtypje mirëpritja, për çka ka falënderuar edhe ekipin vendas.

"Ndihem i nderuar, i falënderoj për mirëpritje. Nuk është i rëndësishëm rezultati i këtij takimi. Ky është si një përgatitje për ndeshjet tona të radhës në kampionatin turk", tha pas ndeshjes për "Tribunën" Roberto Carlos. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori