Reagon shqiptari i videos virale në internet: Jetojmë me djersë ( FOTO & VIDEO)
Para disa ditësh u publikua pothuajse në të gjitha mediat një video teksa dy shqiptarë po filmonin banesat në Itali.

Ata u përpoqën me vështirësi të sqaronin italianin se nuk po kërkonin të vidhnin thjesht po fotografonin.

|Pas publikimit të videos, komentet ishin të shumta por më në fund ka reaguar protagonist i ngjarjes.

Besmir Cuci nga Durrësi ka reaguar përmes një komenti në videon ku thotë se shqiptarët vdesin për dallavere, por shton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që mbretëron në rrjetet sociale.

“Flm per te gjith shqiptaret se e shoh se sa te dashur jemi si komb sa kurr se kemi dashur njeri tjetrin un jam personi ne fjal dhe kjo vidjo u be nga nje pipino qe mendoi se jemi hajduta ndersa ne se dim ca ore vim ne shpi nga puna flm per te gjith ata patriot qe shajn se ne shiptaret vdesim per dallavere kte pun bej ktu ne itali te ndershme dhe te paster flm te gjithve”-shkruan ai në koment.

Ndërkohë Besmir Cuci ka postuar në faqen e tij në “Facebook” edhe punë që ai bën në shtetin fqinj duke hedhur poshtë kështu pretendimet e komentuesve, të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale.
Reagon shqiptari i videos virale në interenet, jetojmë me djersë ( FOTO & VIDEO)

Shtuar më 19/05/2019, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori