Real-Atletico, 4 duelet që vendosin (FOTO LAJM)

MILIONAT - Atletico kushton më pak sesa gjysma e Realit, por duke menduar që vlera e lojtarëve në dispozicion kap shifrën e 239 milionë eurove, kupton se bëhet fjalë për një "ushtri" të pajisur mirë. Nga ana tjetër, "Los Blancos" kapin vlerën e 597 milionëve, ku pa diskutim që vetëm 100 milionë shkojnë për Cristiano Ronaldon. Sivjet kanë dështuar të transformojnë milionat në rezultate dhe triumfi në finalen e sotme do ishte një mbyllje me "gjysmë nderi" e këtij edicioni futbollistik.


Më shumë se një derbi, më shumë se një finale. Real Madrid dhe Atletico Madrid do zhvillojnë një përballje për "jetë a vdekje" në "Santiago Bernabeu". Të dyja duan ta mbyllin sezonin me trofe dhe ky është shansi i vetëm, ndërkohë që janë skuadra të të njëjtit qytet, me një rivalitet historik.

Jose Mourinho do largohet në fund të këtij edicioni dhe triumfi në Copa del Rey do ishte një "lamtumirë" e kënaqshme, ndërkohë që Diego Simeone ka shansin që të thyejë "mjeshtrin" portugez, mbase në mundësinë e fundit që i jepet për ta pasur kundërshtar në një finale. Radamel Falcao është në javët e fundit si futbollist i Atleticos dhe ka në plan t’i dhurojë një tjetër trofe klubit, para se të transferohet për ndonjë shifër stratosferike.

Dy klube milionerësh, me futbollistë të shkëlqyer, që do luajnë me zemër dhe vendosmëri në një duel që vështirë të gjesh favoritë të ndjeshëm…/albeu.com/


Shtuar më 17/05/2013, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori