Real-Atletico, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

REAL MADRID (4-3-3)
Pëlqej
Vetëm tre muaj e gjysmë pas finales së Lisbonës rikthehet me gjithë madhështinë e tij derbi i Madridit, Real–Atletico, ndeshje që do të luhet në orën 20:00 në "Santiago Bernabeu". Në dy përballjet e Superkupës si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë taktik triumfues dolën futbollistët bardhekuq dhe trajneri argjentinas Diego Simeone, të cilët falë rezultatit të përgjithshëm 2-1 koleksionuan sukesin e parë përsa i përket sezonit 2014-15.

Nën zë gjatë verës drejtuesit e Realit folën për plot 6 trofe sezonalë, megjithatë starti i këtij edicioni të ri futbollistik i ka ridimensionuar ndjeshëm ambiciet e tyre dhe largimet më të fundit duket sikur kanë dëmtuar ekuilibrat në skuadër.

Në 5 impenjimet e fundit ekipi i Carlo Ancelottit ka arritur të fitojë vetëm një herë, pikërisht në Bernabeu ndaj Cordobas, edhe atëherë me tepër vështirësi, ndërsa në sfidën e fundit ndaj Sociedadit në "San Sebastian" Reali pësoi një ndër përmbysjet më të turpshme në histori ndaj një klubi të një rangu pothuajse mesatar.

Ancelotti pasi humbi Khedira-n ka rifituar Cristiano Ronaldon, me luzitanin tashmë të riaftësuar në kohë për këtë takim, ndërkaq Diego Simeone që nuk është mposhtur në 90’ në asnjë nga katër përballjet e fundit të derbit kryeqytetas do të kërkojë surprizën e madhe, duke u mbështetur në grupin e plotë të futbollistëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori