Real Madrid, 3 çështjet e pazgjidhura të Ancelottit (FOTO LAJM)

Portieri – Ka gjetur një zgjidhje të çuditshme që e përdor për herë të parë në karrierë: njëri portier luan në La Liga (Diego Lopez), tjetri në Champions League (Iker Casillas).
"Klubi më i madh në Botë duhet të fitojë duke luajtur një futboll spektakolar sepse historia dhe tradita e tij është të bëjë lojë sulmuese dhe spektakolare". Këto ishin fjalët e para të Carlo Ancelottit si trajner i Real Madrid, fjalë të cilat po i kthehen kundër pas një muaji e gjysmë ku skuadra e tij nuk ka treguar lojën spektakolare dhe për më tepër ka humbur në fundjavë derbin ndaj Atletico Madrid, që në "Santiago Bernabeu" nuk e humbte prej 14 vitesh.

Tifozët e vërshëllyen teknikun për faktin që hoqi nga loja Iscon për ta zëvendësuar me Alvaro Moratan në minutat e fundit të derbit të humbur 0-1. "Los Blancos" prisnin që të dilte Karim Benzema, sulmuesi të cilin e kanë shënjestruar për formën e tij të dobët sipas tyre.

Nga ana tjetër, mediat sportive shkruajnë se tekniku italian nuk ka zgjidhur ende shumë gjëra në skuadër. Tre prej tyre mund të mësoni në foto-galerinë e mësipërme.../albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:33
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori