Real Madrid i rezervon Hazardit fanellën me numrin 7 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas "The Mirror", Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve të evropës për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në "Santiago Bernabeu", pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë euro.

Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard.

Hazard mban veshur fanellën me numër 10 te Chelsea, por numri aktualisht është i zënë nga heroi kroati në Kupën e Botës, Luka Modric.

Kështu që Hazardit thuhet se do t’i jepet fanella me numër 7, pasi është lënë e lirë pas largimit të yllit portugez, Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori