Real Madrid pa 3 yje kundër Atleticos (FOTO LAJM)

Luka Modriç
"Gjithmonë dhe më e vështirë", ky është titulli i sotëm i të përditshmes madrilene "Marca". Një titull që i dedikohet takimit të nesërm në Champions League, Real Madrid-Atletico Madrid.

"Ancelotti duhet të bëjë pa Modriç, Bale dhe thuajse e sigurtë edhe pa Benzema. Për francezin vazhdojnë problemet me gjurin", vazhdon shkrimi.

Kroati dhe uellsiani u dëmtuan në takimin e fundjavës kundër Malagas, me ish mesfushorin e Tottenham që duhet të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të lojës. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori