Real Madridi, klubi me më së shumti ndjekës në botë në rrjetet sociale (FOTO LAJM)
Sipas raportit të Deloitte Football Money League, madrilenët kryesojnë me 251.5 milionë ndjekës në
rrjetet sociale.
Real Madridi është renditur si
klubi i futbollit me numrin më të lartë të ndjekësve të mediave
sociale në raportin e fundit të Football Money League 2021, botuar nga firma e konsulencës Deloitte.
"Los Blancos" qëndron në krye të renditjes me 251.5 milionë ndjekës, një numër që vendos bardhezinjtë mbi Barcelonën (248 milionë), Manchester United (140.8 milionë), Juventus (102.9 milionë) dhe Chelsea (93.2 milionë).
Studimi raporton mbi të dhënat nga viti 2020, me ndjekësit e
Real Madridit të ndarë si më poshtë: Facebook (110.9 milionë), Instagram (94.5 milionë), Twitter (35.7 milionë), YouTube (6.2 milionë) dhe TikTok (4.2 milionë).
Përveç kësaj, madrilenë janë
klubi më i ndjekur në të tre
rrjetet e para
sociale të lartpërmendura.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 13:18