Reali më i mirë i të gjitha kohërave (FOTO LAJM)

Iker Casillas
Casillas, Roberto Carlos, Hierro, Sergio Ramos, Redondo, Zidane, Michel, Pushkash, Di Stefano, Raul dhe Ronaldo. Nuk është ndonjë ndeshje bamirësie mes yjeve të Realit të Madridit, por formacioni ideal për tifozët madrilenë gjatë gjithë historisë së klubit. 157 mijë tifozë dhe jo vetëm, kanë votuar në faqen e internetit të madrilenes “Marca” për formacionin ideal të klubit mbretëror.

Mes kandidaturave për t’u përzgjedhur ishin: Portierë: Casillas, Zamora, Betankurt. Mbrojtës: Roberto Carlos, Hierro, Ramos, Kamaço, Sanchiz, Santamaria, Salgado, Çendo, Markitos. Mesfushorë: Zidane, Pushkas, Redondo, Michel, Pirri, Gordilo, Souk, Stielike, Martin Vaskez, Molovni, Velaskez dhe Rial. Sulmues: Di Stefano, Raul, Cristiano Ronaldo, Ronaldo, Hugo Sanchez, Huanito, Butragenjo, Gento, Amansio dhe Kopa.

Në repartin e mesfushës ishte edhe konkurrenca më e madhe, e megjithatë Zinedine Zidane ishte i padiskutueshëm me më shumë vota se të tjerët. /albeu.com/

Ja 11-shja e historisë së R.Madrid:


REAL MADRID (3-4-3):
Kasijas, Roberto Karlos, Hierro,
Serxho Ramos, Redondo, Zidan,
Mishel, Pushkash, Di Stefano,
Raul, K. Ronaldo
Shtuar më 08/03/2012, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori