Reali me sulmin më të mirë në Europë (FOTO)

Sulmet më të mira në Europë
Është Real Madrid skuadra me sulmin më të mirë në Europë. Në 31 ndeshje të zhvilluara gjithsej në La Liga gjatë këtij sezoni "Los Blancos" kanë arritur të realizojnë 92 gola, dhe me një mesatare prej 2,97 golash për ndeshje Reali kryeson listën e skuadrave që kanë shënuar më shumë në ligat më të rëndësishme europiane.

Të frymëzuar edhe nga Cristiano Ronaldo që ka e dërguar topin në rrjetë në 38 raste madrilenët lënë pas rivalët e urryer të Barcelonës por edhe një superfuqi si Bayern Munchen.

Të besuarit e Luis Enriques që kryesojnë La Ligan me dy pikë avantazh ndaj Realit ja kanë dalë të realizojë 87 gola në 31 ndeshje të këtij sezoni. Shënuesi më i mirë te Barcelona nuk mund të ishte askush tjetër përveç se Lionel Messit. Argjentinasi është në garë me Ronaldon për "Këpucën e Artë" të Primera Division dhe deri tani ka arritur të shënojë 34 gola, 4 më pak se portugezi.

Gjithsesi me një mesatare prej 2,87 golash për ndeshje Barcelona pozicionohet vetëm e dyta në këtë klasifikim special.

Me 3 golat që realizoi në sfidën e fundit të Bundesligës ndaj Frankfurtit, Bayerni kapi kuotën e 74 finalizimeve në 28 ndeshje të kampionatit. Bavarezët kanë një mesatare shënimi prej 2,64 golash për ndeshje dhe pozicionohen të tretët.

Surpriza e vërtetë e këtij klasifikimi është Wolfsburgu. "Ujqërit" e Dieter Hecking, të cilët janë duke zhvilluar një sezon të madh në Bundesligë duke renditur të dytët pas Bayernit, kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetë në 62 raste dhe me një mesatare shënimi prej 2,21 golash për ndeshje lënë pas skuadra të tilla si Chelsea që kryeson Premier Leaguen dhe Manchester City. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori