Reali publikon fanellat për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Zinedine Zidane synon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe duket se edhe kompania Adidas e ka ndjekur të njëjtin hap sa i përket fanellës për sezonin 2019/20.

Footy Headlines raporton se Real Madridi do të ketë fanella si zakonisht të bardha, mirëpo detajet e tjera në fanellë do të jenë plotësisht ndryshe nga ajo që jeni mësuar t’i shihni yjet e Los Blancos.

Fanella e bardhë do të jetë e zbukuruar me disa vija vertikale të bardha e të shkëlqyeshme në fanellë. Ndërsa, jakat e fanellës do të jenë të të zbukurua me ngjyrë ar, njëjtë si logoja e klubit dhe e kompanisë sponsorizuese.

Footy Headlines e ka publikuar edhe një foto të asaj që pritet të jetë fanella e tretë e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori