Rekord i zi: "Agjërimi" i lojtarëve për të shënuar golin e parë në La Liga (FOTO LAJM)
Javier Mascherano njoftoi se është pensionuar nga futbolli, duke lënë pas vetës një karrierë të pasur me trofe.
Argjentinasi bëri 334 paraqitje për skuadrën katalunase nga vitit 2010 deri në vitin 2018, ndërsa kishte edhe 147 paraqitje për Argjentinën.
Sidoqoftë, ai shënoi një gol të
vetëm në Camp Nou, duke marrë kështu me vete edhe një
rekord të zi, me golin e
shënuar nga penalltia ndaj Osasunës në vitin 2017.
Një llogari në Twitter, LaLigaEnNumeros bën të ditur se goli i Mascheranos ishte
shënuar në ndeshjen e 194 në La
Liga – pritja e tetë më e gjatë për të
shënuar gol në histori të ligës spanjolle dhe më e gjata se nga çdo lojtarë tjetër i Barcelonës.
ish-lojtari Gregorio Benito kishte pritur 265 takime për të
shënuar golin e parë, derisa
vetëm gjashtë lojtarë të tjerë kishin pritur për 200 takime për të
shënuar të parin në La
Liga.
Ish- lojtari i i Argjentinës gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për skuadra si, River Plate, Corrinthias, West Ham United, Liverpool, Hebei Fortuna dhe Estudiantes.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 22:18