Rekordi, ja 3 yjet që mposhti Januzaj (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo
Pëlqej
Manchester ka lindur një yll. Adnan Januzaj shpëton Manchester United dhe teknikun David Moyes me dy golat e shlënuar ndaj Sunderland "Stadium of Light". Djaloshi i lindur në shkurt të 1995-ës u dha tri pikë të arta "Djajve të Kuq", si dhe prenotoi një pjesë të mirë në historinë e këtij klubi.

Adoleshenti u tregua vendimtar në një ndeshje që, për tifozët, ishte një sfidë për të evituar rënien nga kategoria, meqenëse United deri në minutën e 54-t ndodhej në vendin e katërt nga fundi.

Me dy golat e shënuar kundër Sandërlendit, mesfushori kosovar Adnan Januzaj ka hyrë në historinë e Junajtidit. Djali nga Gurrakoçi i Istogut, që është vetëm 18 vjeç e 242 ditë, ka thyer rekordin e vendosur më parë nga Cristiano Ronaldo, Rooney dhe Giggs. Ai është bërë futbollisti më i ri në historinë e Manchester United që shënon dy gola në një ndeshje të Premier League-s. /albeu.com/




Shtuar më 06/10/2013, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori