RËNDITJA/ Cili stadium dhuron atmosferë spektakolare në La Liga?, Sondazhi i Marca zbardh fituesin (FOTO LAJM)

Gazeta prestigjoze Marca iu ka kërkuar tifozëve të votojnë se në cilin stadium të La Ligas ka atmosferën më të mirë dhe rezultatet e këtij sondazhi janë si më poshtë, shkruan Albeu.com.

Me mbi 1.400 vota të hedhura, tifozët kanë pasur fjalën e tyre dhe ata kanë votuar Santiago Bernabeun të Real Madridit të parët në kampionat me 36%.

Ndërkohë Camp Nou i Barcelonës u rendit i dyti me 27 përqind dhe Wanda Metropolit i Atletico Madrid u rendit i treti me 13 përqind.

Stadiumi tjetër i njohur i Bilbaos, San Mames, me shtatë përqind, ndërsa dy stadiumet e Sevillas dhe Betis morën nga gjashtë përqind secili.

Mestalla i Valencias, Reale Arena e Real Sociedad dhe Ipurua Eibar ishin vendet me të paktën nga një përqind. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2020, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori