Rënditja e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro (FOTO LAJM)

1. GJERMANIA
Shqipëria e nis 2015 në vendnumëro në klasifikimin e FIFA-s. Në renditjen e parë të vitit që sapo ka nisur kuqezinjtë vijojnë të mbeten në vndin e 58 të klasifikimit botëror, i njëjti pozicion që mbyllën edhe 2014-ën, diçka normale kjo duke qenë se nga dhjetori në janar kanë qenë shumë të pakta impenjimet për skuadrat përfaqësuese.

Përjashtim bëjnë vetëm shumë pak skuadra të Amerikës së Jugut apo Azisë që kanë sjellë ndryshime thuajse të papërfillshme në klasifikim.

Nuk ndryshon asgjë për sa i përket kreut, ku vijon të komandojë Gjermania kampione e botës, me një distancë pak a shumë komode pikësh ndaj Argjentinës së vendit të dytë dhe Kolumbinë që zë vendin e tretë. Më pas vijnë me radhë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguaji. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori