Rënditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 3 pozicione (FOTO LAJM)

GJERMANIA
Pëlqej
Shqipëria zbret tre shkallë në klasifikimin Botëror të FIFA-s. Në klasifikimin e azhornuar kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 70-të, 3 vende më poshtë nga një muaj më parë, edhe pse përgjatë këtij harku kohor ekipi i Gianni De Biasit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore. Impenjimi i rradhës për ekipin përfaqësues do të jetë ai ndaj Portugalisë në transfertën që cel siparin e fushatës së kuqezinjve në eleminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016.

Kualifikimi për të parën herë në finalet e kompeticionit kontinental është objektivi i vendosur për skuadrën Shqiptare, që këtë herë ka më shumë shanse për të siguruar prezencën e saj të parë në një turne madhor futbollistik, edhe falë formatit të ri të Europianit, ku në fazën finale për të parën herë do të marrin pjesë 24 përfaqësuese të kontinentit të vjetër.

Kreu i klasifikimit të Fifas edhe pas azhornimit më të fundit pothuajse nuk ndryshon asgjë në dhjetëshen e tij të parë, me përjashtimin e Spanjës që ndodhet në vend të shtatë bashkë me Brazilin. Kështu renditja vijon të udhëhiqet nga Gjermania kampione e botës, e ndjekur nga Argjentina e Holanda që kompletojnë podin. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori