RENDITJA/ Shqipëria në vend numëro, Kosova humbet dy pozicione (FOTO LAJM)

Ashtu siç pritej, kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA-s për këtë muaj. Skuadra e De Biasi renditet në vendin e 66, me 533 pikë për shkak se muajin e kaluar nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

Skuadra përfaqësuese e Kosovës ka zbritur 2 vende, për t'u pozicionuar në vendin e 172, me 112 pikë.

Klasifikimi i FIFA-s edhe këtë muaj kryesohet nga Brazili me 1661 pikë, i ndjekur nga rivalët e Argjentinës në vendin e dytë, me 1603 pikë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga kampionët e botës, Gjermania. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori