Revolucion në formacionin e Real Madrid (FOTO LAJM)

Lojtarët që priten të ulen në stol: Diego Lopez
Pëlqej
Iker Casillas nuk do të jetë ndryshimi i vetëm që Carlo Ancelotti do të bëjë të nesër në Champions League. Kundër modestëve danezë të FC Copenhagen, të cilët barazuan 1-1 në ndeshjen e parë kundër Juventus, trajneri i Real Madrid mendon të ndryshojë në çdo repart të fushës.

Luka Modriç, që nuk luajti si titullar në derbin kundër Atletico Madrid, do të jetë partneri i Asier Illarramendit në mesfushë, ndërsa gjermani Sami Khedira do të pushojë. Në krahun e djathtë, Gareth Bale mund të startojë nga minuta e parë. Ai luajti në derbi dhe forma e tij është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë pas dëmtimit që pësoi para ndeshjes kundër Getafes, ndërkohë Angel Di Maria mund të lihet në stol.

Përsa i perket sulmit, i riu Alvaro Morata do të zëvendësojë Karim Benzeman, totalisht jashtë formës së tij më të mirë dhe që u vërshëllye shumë gjatë ndeshjes me Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 12:34
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori