Revolucioni Thohir, ikin Mazzarri e Branca, vijnë... (FOTO LAJM)
Erick Thohir nuk do ta ndryshojë Interin në janar, por për qershorin pritet një revolucion i vërtetë. Sipas asaj që shkruan italianja "La Repubblica", manjati indonezian dëshiron një trajner që nuk e ka rrogën shumë të lartë (Walter Mazzarri merr 3 milionë euro në sezon), i cili të bëjë një lojë të bukur dhe të besojë shumë te talentet e reja. Një profil që sheh si favoritë teknikun e Fiorentinës Vincenzo Montella dhe atë të Ajax Frank De Boer.
Por edhe Drejtori
Sportiv Marco
Branca nuk e ka pozicionin e sigurtë:
Thohir kërkon ti besojë merkaton një drejtuesi i cili mund të bëjë goditje të mëdha pa qënë nevoja të shpenzojë shuma të mëdha parash. Emrat në axhendën e presidentit të ri të Inter janë ata të Daniele Prade, Giovanni Sartori dhe shqiptarit Igli Tare, aktualisht Drejtor
Sportiv te Lazio, shkruan Calciomercato.
Mazzarrit dhe Brancas i mbeten edhe 6 muaj kohë për ti ndryshuar mendjen
Erick Thohir.../albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013,
ora 17:23