Rikthehet Falcao, në fushë pas 6 muajsh (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, zbriti për herë të parë në fushën e blertë pas më shumë se 6 muajsh mungesë, teksa u aktivizua si zëvendësues në miqësoren që ekipi i tij barazoi 2-2 me Valencian në Londër, për “Emirates Cup”.

28-vjeçari kolumbian nuk ka luajtur që prej dëmtimit të ligamentit të gjurit të majtë, gjatë një ndeshjeje të vlefshme për Kupën e Francës, përballë ekipit amator të Chasselay, më 22 Janar.

Dëmtimi i tij e ndërpreu shumë shpejtë sezonin debutues në klubin e miliardave të shpenzuara të Ligue 1, atë të Principatës së Monakos, si dhe nuk e lejoi atë të luante në Botërorin “Brazil 2014”, ku Kolumbia mundi të shkonte deri në çerekfinale.

Falcao zëvendësoi Dimitar Berbatov, 18 minuta nga fundi i takimit, por nuk mundi të shënonte gol. Monaco, nënkampione e sezonit të kaluar pas Paris SG, do ta luajë ndeshjen e parë të kampionatit francez ndaj Lorientit, të dielën e ardhshme.

Megjithatë, nuk dihet nëse Falcao do të jetë lojtar i francezëve deri atëherë, pasi Real Madrid, pasi ka shitur Di Marian te PSG, do të tentojë ta rrëmbejë kolumbianin në kryeqytetin spanjoll. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori