Rikthimi emocionues i Muamba (FOTO-VIDEO)
Ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë, Fabrice Muamba ishte dje në stadium gjatë ndeshjes së Premier League Bolton-Tottenham për të përshëndetur tifozët e tij. Futbollisti anglez me origjinë kongoloze rrezikoi seriozisht jetën 17 marsin e shkuar në një ndeshje po ndaj Tottenham në FA Cup.

Pas një kurimi disa ditor Muamba doli nga rreziku dhe dje ishte në Reebok Stadium ku u prit me duartrokitje dhe ovacione nga tifozeritë dhe stafet e të dyja skuadrave.

Emocione kanë qënë tejet të forta dhe Fabrice Muamba ka qënë i përlotur pothuajse gjatë gjithë daljes së tij në fushën e lojës. /albeu.com/
Rikthimi i përlotur i Muamba

Shtuar më 03/05/2012, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori