Rikthimi i Raul Gonzalez, reportazh fotografik (FOTO LAJM)

Raul Gonzalez u rikthye dje në mbrëmje në shtëpinë e tij, në "Santiago Bernabeu", për të marrë pjesë në trofeun "Bernabeu" që u zhvillua mes skuadrës ku ai u bë i famshëm, Real Madrid dhe asaj aktuale Al Sadd.

Legjenda e "Los Blancos" u prit si hero në stadiumin ku shkroi historinë dhe fitoi gjithçka që mund të fitojë një futbollist, me tifozë që thërrisnin gjatë gjithë kohës emrin e tij dhe me yje e personalitete që u ngritën në këmbë në nder të tij.

Sigurisht që nuk munguan emocionet në momentet kur Raul ngriti lart trofeun, kur Casillas i dha shiritin e kapitenit apo kur Cristiano Ronaldo i dha fanellën me numër 7.

Legjendat nuk vdesin dhe Raul na e tregoi dje këtë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori