Raul Gonzalez u rikthye dje në mbrëmje në shtëpinë e tij, në "Santiago
Bernabeu", për të marrë pjesë në
trofeun "
Bernabeu" që u zhvillua mes skuadrës ku ai u bë i famshëm, Real Madrid dhe asaj aktuale Al Sadd.
Legjenda e "Los Blancos" u prit si hero në stadiumin ku shkroi historinë dhe fitoi gjithçka që mund të fitojë një futbollist, me tifozë që thërrisnin gjatë gjithë kohës emrin e tij dhe me yje e personalitete që u ngritën në këmbë në nder të tij.
Sigurisht që nuk munguan emocionet në momentet kur
Raul ngriti lart
trofeun, kur Casillas i dha shiritin e kapitenit apo kur Cristiano Ronaldo i dha fanellën me numër 7.
Legjendat nuk vdesin dhe
Raul na e tregoi dje këtë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013,
ora 10:44