Rikuperime te Milani, ja si mund të luhet ndaj Juves (FOTO LAJM)

Abbiati
Pëlqej
Filippo Inzaghi rikuperon disa elementë të rëndësishëm të formacionit për sfidën e kësaj të shtune me Juventusin, që do të të zhvillohet në "San Siro". Stephan El Shaarawy tashmë ka hedhur pas krahëve problemet në kavilje, çka do të thotë se Faraoni po stërvitet me ritmin e skuadrës dhe mund të luajë titullin në tredhëmbëshin sulmues bashkë me Menez dhe Honda.

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres, po përmirësohet dita-ditës, megjithatë ish-futbollisti i Chelseat do ta nisë takimi nga stoli.

Pjesë tjetër e formacionit përbëhet nga Abbiati në portë, në mbrojtje Abate, Rami, Zapata dhe De Sciglio, ndërsa në mesfushë do të rreshtohen Poli, Muntari dhe de Jong.

Në dy takimet e para të Serie A, Milani ka arritur të grumbullojë pikë të plota, duke marrë edhe kreun e klasifikimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori