Rinovimi duket larg, De Biasi negociata me dy klube (FOTO LAJM)

LAZIO
5 tetori ishte vendosur si dita kur Gianni De Biasi dhe Armand Duka duhej të takoheshin për të vendosur përfundimisht për rinovimin ose jo të kontratës së trajnerit. Italiani 57-vjeçar pritet të mbërrijë sot në Tiranë, por ende nuk dihet nëse do të takohet me Dukën apo jo. Zyrtarisht nuk është përcaktuar asnjë takim nga FSHF-ja dhe situata është disi e nderë. Kërkesat FSHF i ka ofruar 10 % rritje të kontratës De Biasit, por italiani nuk është i kënaqur. Ai ka thënë se e ka gjetur Shqipërinë në momentin e saj më të vështirë, ku një pjesë e mirë e shqiptarëve mendonin se nuk kishin një kombëtare konkurruese dhe tani ekipi ka ndryshuar rrënjësisht dhe nuk mungojnë alternativat.

Për këto arsye, italiani mendon se meriton më shumë sesa 10 % dhe ekziston mundësia që ai të mos i kthejë asnjë përgjigje Dukës deri pas dy ndeshjeve dhe më pas të largohet duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën.

Gianni De Biasi përflitet gjithnjë e më shumë në mediat italiane për të marrë drejtimin e një skuadre të vendit të tij. I pyetur nga shtypi lokal nëse kishte ndonjë interes të drejtonte Lacion në të ardhmen, duke qenë se Petkoviç rrezikon shumë, trajneri i Shqipërisë është shprehur: "Unë jam duke rinovuar kontratën me Shqipërinë. Aty kam përjetuar një eksperiencë të shkëlqyer dhe dëshiroj të vazhdoj. Megjithatë, nëse më vjen një ofertë serioze dhe afatgjatë, ku unë të kem liri veprimi, atëherë do ta merrja në konsideratë. Sa i përket Lazios, unë mendoj se Petkoviç po bën një punë të mirë, por ndonjëherë trajnerëve duhet t’u japësh edhe kohën e duhur për të arritur rezultatet", ka deklaruar trajneri.

Por për teknikun e kombëtares kuqezi interesohet edhe klbu grek, që luan në Champions League, Olympiakos. /albeu.com/



Shtuar më 05/10/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori