Rivaliteti s'ka fund, Barcelona "tall" publikisht Juven me statistikat e Messit (FOTO LAJM)

Ronaldo-Mesi është një duel që duket se kurrë nuk do të ketë një fund.

Përballjet e tyre kundër njëri-tjetrit nuk kanë qenë më gjatë të mundura së fundmi, që kur Ronaldo vendosi të linte Realin e Madridit për të veshur fanellën e Juventusit.

Por bardhezinjtë janë kundërshtarët e Barcelonës këtë sezon në Champions League, duke rizgjuar edhe njëherë duelin më të madh midis dy gjigantëve të futbollit.

Në ndeshjen e parë, katalanasit dhe “Zonja e Vjetër” nisën një betejë edhe në rrjetet sociale, me blaugranat që thumbonin me fjalët: “Të lumtur që mund të shihnit më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”, ndërsa Juventusi u kundërpërgjigj menjëherë: “Ndoshta e keni parë në fjalorin e gabuar. Do ju sjellim të duhurin në Kamp Nou.

Por thumbimet në rrjete sociale nuk janë mbyllur ende. Këtë herë është sërish Barcelona ajo që hedh hapin e parë, duke marrë shkas nga një postim i “ESPN” për “t’u tallur” me Juventusin.

Skuadra spanjolle ka shpërndarë në faqen zyrtare një foto ku shihen statistikat e Leo Mesit, me golat nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit.

Argjentinasi numëron plot 33 të tillë, 2 më shumë se i gjithë ekipi i Juventusit, që renditet fill pas tij.




Shtuar më 11/11/2020, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori