R.Madrid, ja klani "Ronaldo" (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përveç klanit Iker Casillas, te Real Madrid, sipas mediave spanjolle, është edhe ai i portugezit Cristiano Ronaldo, i cili ka mbledhur brënda tij të gjithë portugezët e "Los Blancos" por duke veçuar Angel Di Maria, i cili edhe pse hispanik, ka zgjedhur të jetë përkrah Ronaldos e këtyre spanjisht-folësve të skuadrës.

Situata edhe pse nga jashtë duket e qetë, sipas shtypit iberik, përplasjet brënda skuadrës janë të forta. Ndërmjet dy fraksioneve, sipas burimeve të brendshme të klubit, që nuk dëshirojë të identifikohen, ka divergjenca të mëdha.

Futbollistët portugezë akuzojnë spanjollët se "nuk e kanë mendjen aty ku duhet ta kenë", ndërsa këta të fundit mendojnë se Jose Mourinho i trajton ndryshe bashkëkombësit e tij.

Përplasjet mes dy klaneve, sipas të njëjtave burime, i kanë kapërcyer muret e shtëpisë madrilene. Ato kanë sjellë për rrjedhojë edhe prishjen e marrëdhënieve mes gazetares spanjolle Sara Carbonero dhe supermodeles ruse Irina Shayk, të cilat janë të dashurat e Cristiano Ronaldos dhe Iker Casillas.

Dhe po u përfshinë në mes edhe gratë, vështirë se do të rikthehet qetësia në dhomat e zhveshjes te Reali. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2012, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player