Roma 0-1 Napoli, notat e lojtarëve super Hysaj (FOTO)

Napoli vazhdon rrugëtimin e fitoreve në Serie A, këtë herë ‘viktimë’ ishte Roma.

Napolitanët fituan si mysafirë i klubit romak me rezultat 0-1. Golin e vetëm në takim e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 20-të dhe normalisht italiani ishte më i miri.

Në këtë takim luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili ishte në nivel të mirë, ashtu si mbrojtësit tjerë. Në mesfushë u vlerësua lart Marek Hamsik, ndërsa në sulm Dries Mertens.

Tek vendasit më i miri ishte Aleksandar Kolarov, por paraqitje pozitive kishin edhe Lorenzo Pellegrini e Federico Fazio /albeu.com/. Më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:
Shtuar më 15/10/2017, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori