Roma: Ikën Lamela, vijnë tre të tjerë (FOTO LAJM)

Adrian Lopez - Atletico Madrid
Tottenham me çdo kusht Erik Lamelan. Për talentin argjentinas të Romës skuadra e Villas Boas ofron 35 milionë euro për klubin verdhekuq dhe 4 milionë euro në sezon për vetë lojtarin duke joshur jo pak kryeqytetasit, që me këto para mund të afrojnë në skuadër tre emra të rinj: nga një për çdo repart.

Me largimin e Lamelas Roma mund të blindojë boshnjakun Miralem Pjaniç dhe të tentojë afrimin e portugezit të Manchester United Luis Nani, por jo vetëm kaq: mund të përforcohet edhe mbrojtja me lojtarin e Steaua Bukuresht Vlad Chiriches.

Përsa i përket sulmit Roma ka rënë dakord me Atletico Madrid për shkëmbimin mes Osvaldos dhe Adrian Lopez. Pocchetino, ish trajner i italo-argjentinasit te Espanyol tashmë drejton "Los Colchoneros" dhe do me çdo kusht dyshen David Villa-Pablo Osvaldo, ashtu siç pëlqen edhe Drejtori Sportiv i Romës Baldini Adrian Lopezin.
Shtuar më 17/08/2013, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori