Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampioneve (FOTO LAJM)

Legjenda braziliane, Ronaldinho ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, duke formuar një formacion ëndrrash.

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të para disa ditësh. Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në burg, akuzohet për falsifikim pasaporte.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të formojë formacionin e ëndrrave me lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

Në portë, Ronaldinho ka zgjedhur italianin Gianluigi Buffon, ndërsa mbrojtja formohet nga: Cafu, Paolo Maldini, John Terry dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë, legjenda braziliane ka zgjedhur dyshen Clude Makelele dhe Frank Lampard, ndërsa para tyre bashkëkombësin Leite Kaka.

Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë, Thierry Henry në ta majtë dhe fenomeni Ronaldo në qendër të sulmi.

Befasia e madhe e këtij formacioni është se Ronaldinho ka vendosur të lë jashtë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka të fituar pesë trofe të kësaj gare.

Shtuar më 01/04/2020, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori