Ronaldo dhe Jolie së bashku në një serial turk për refugjatët sirian (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo së bashku me aktoren e njohur Angelina Jolie do të jenë pjesë e një seriali të një televizioni turk që do të xhirohet në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Xhirimet e serialit pritet të nisin në muajin prill dhe do të fokusohet rreth një familjeje siriane dhe peripecive të saj gjatë largimit si refugjatë nga vendi gjatë luftës civile.

Sipas regjisorit Ejup Dirlik, në këtë serial përveç Ronaldos e Angelina Jolie do të interpretojnë edhe aktorë të tjerë nga vende të ndryshme të botës mes të cilave edhe Nancy Ajram.

Vitin e kaluar Cristiano Ronaldo pranoi se kur të mbyllë karrierën e tij si futbollist, do të dëshironte të merrte leksione në fushën e aktrimit.
Shtuar më 18/02/2017, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori