Ronaldo e bëri për spital, portieri i Chievos e falenderon (FOTO LAJM)

Pëlqej
Debutimi i Cristiano Ronaldos në Serie A, nuk ishte më i miri i mundshëm, ku në fund të ndeshjes me Chievon pati edhe një incident.

Ronaldo u përplas me portierin, Stefano Sorrentino në një tentativë për gol, por ky i fundit është dashur të nxirret jashtë fushe dhe ka përfunduar në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Megjithatë ky moment kaloi dhe portieri duket se është në gjendje të mirë. Ai ka shkruar në profilin e tij në “Tëitter” se ka marrë dhe mesazh nga Kristiano Ronaldo.

“Kam marrë një mesazh të përzemërt për shërimin e shpejtë nga Cristiano Ronaldo. Faleminderit legjendë,”-shkruan portieri. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori