Frika e trazirave, anulohet seanca e Kuvendit
Ronaldo i lindur për trofe, shikoi sa ka fituar portugezi (FOTO LAJM)

Kristiano Ronaldo vazhdon të zgjerojë koleksionin e titujve. Ylli portugez, pasi fitoi gjithçka me Realin e Madridit, u transferua te Juventusi për të triumfuar sërish.

Dhe ia doli që në finalen e parë, madje me golin e tij të fitonte Superkupën e Italisë.

Dhoma e trofeve të Ronaldos do të mirëpresë një tjetër kupë dhe në total do të jenë 29. Ai ka arritur të fitojë të paktën një trofe në të gjitha vendet ku ka luajtur: Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali. Gjithçka nisi me Superkupën portugeze kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ishte titulli i vetëm në Portugali, pastaj arriti të bënte histori me Mançester Junajtid dhe kulmoi me Realin e Madridit ku arriti të "pushtonte" Europën 4 herë në total dhe 3 herë radhazi.

Me "Zonjën e Vjetër" e nisi mirë, por ai pret të tjerë trofe në të ardhmen. 28 trofe që duke shtuar edhe Europiani me kombëtaren e Portugalisë shkojnë 19. Ronaldo ka shënuar 19 gola në finalet e luajtura si profesionist deri tani.

Shtuar më 17/01/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori