Ronaldo i propozon për martesë së dashurës DJ (FOTO-VIDEO)

Organizimi i Kupës së Botës nga ana e Brazilit nuk ështzë gëzimi i vetëm i Ronaldos për verën e ardhshme pasi "Fenomeni" ka edhe diçka tjetër për të festuar. Ish ylli i Seleçaos, tashmë 37-vjeç, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij DJ, Paula Morais dhe këtë e vërteton edhe fotoja që Ronaldo ka publikuar në rrjetet sociale.

Për të treguar anën e tij romantike, ai i ka propozuar së dashurës pikërisht në ditën që ajo festonte 28-vjetorin e lindjes.

Ronaldo, kampion Bote me Brazilin në vitin 2002, ka qënë tre herë i martuar deri tani dhe ka katër fëmijë. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori