Ronaldo: Ky trofe do na japë besim, nuk jemi dorëzuar për titullin (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo padyshim është lojtari mbrëmjes dhe jo më kot u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Menjëherë pas triumfit në Superkupë të fituar ndaj Napolit ai foli për mikrofonët e Rai :

Pirlo tha që finalet nuk luhen, por fitohen. Fjalë që Cristiano i pëlqen shumë…

“Po, ishte një ndeshje e vështirë, fusha ishte shumë e keqe, por ekipi mbajti vëmendjen e duhur dhe ne fitojmë një trofe shumë të rëndësishëm i cili do të na ndihmojë për të fituar besimin. Ne jemi shume të lumtur për këtë”.

Çfarë do të thotë për ju në nivel personal dhe për Juventusin në një kohë si kjo…

“Po, kemi pasur një qëndrim ndryshe në krahasim me ndeshjen kundër Interit ku kemi dalë shumë keq. Skuadra luajti keq, por tashmë kaloi. E rëndësishme ishte të fitonim sot, të fitonim besim, është një titull shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ekipi të fitojë besim në funksion të ndeshjeve të ardhshme “.

Sa për pjesën tjetër të sezonit, përfshirë Scudetto, a është gjithçka e hapur?

Mendoj se po. Interi dhe Milani janë shumë të fortë, por mendoj se akoma mund të fitojmë. Ne e dimë që do të jetë një garë shumë e vështirë, por mendoj se asgjë nuk është e pamundur”.
Shtuar më 20/01/2021, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori