Cristiano
Ronaldo e ka
dërguar një mesazh prekës në
mbështetje të Andre
Gomesit të Evertonit, pasi ky i fundit e pësoi një lëndim të tmerrshëm të dielën në mbrëmje.
Andre Gomes e theu dhe e zhvendosi kyçin e këmbës së tij të djathtë, pas një
ndërhyrjeje nga Heung-min Soni i Tottenahmit. Pas asaj
ndërhyrjeje, këmba e Gamesit ngeci në barin e fushës dhe lojtarët e tjerë të të dy skuadrave mbetën të tronditur nga ky rast.
Evertoni e konfirmoi të hënën se 26-vjeçari ishte bërë operacion, të cilin e kishte kaluar me sukses, dhe tani pritet ta fillojë procesin rikuperues.
Shumë tifozë dhe futbollistë kanë
dërguar mesazhe në
mbështetje të
Gomesit, përfshirë këtu edhe yllin e Juventusit, Cristiano
Ronaldo, i cili luan me Gomesin bashkë në ekipin kombëtar të Portugalisë.
"Rikuperim të shpejtë @aftgomez21, do të kthehesh edhe më i fuqishëm. Një përqafim të madh për ty", shkroi
Ronaldo, në llogarinë e tij në Instagram.
Dyshja ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që triumfoi në Kampionatin Evropian 2016.
Shtuar më 05/11/2019,
ora 10:42