Ronaldo shpenzoi mijëra dollarë për pushime në Kroaci
Cristiano Ronaldo njihet për jetën luksoze që ai bën. Portugezi shkoi në Dubrovnik të Kroacisë për një pushim të shkurtër romantik me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Cristiano Ronaldo arriti të dielën në aeroportin e Dubrovnikut me aeroplanin e tij privat, që i kushtoi futbollistit plot 65 milionë dollarë.

Çifti u vendos në njërën ndër rezidencat më luksoze dhe ekskluzive në qytet, në Villa Seherzada. Kjo villë ka pamje drejt qytetit të vjetër të Dubrovnikut, ishullit Lokrum. Kjo vilë besohet se kushton 10 mijë euro për natë.

Sipas të përditshmes angleze, "The Sun", Rodriguez kishte lindur në qytetin spanjoll Jaca.

Ajo kishte punuar si kamariere në vendlindjen e saj para se të shpërngulej me familjen në Bristol të Anglisë. Së fundi, ajo punoi si ndihmëse në një dyqan të firmës "Gucci" në Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori