Trajnerët e Barcelonës dhe
Real Madrid Jordi Roura dhe Jose Mourinho nuk i kanë publikuar ende formacionet zyrtare për gjysëmfinalen e dytë të Copa del Rey, e programuar për tu zhvilluar sonte në "Camp Nou", ora 21.00 pasi kanë ende pikëpyetjet e tyre për 11-shin që do të hehdin sot në fushë nga minuta e parë.
Ndihmësi i Tito Vilanovvas ka vetëm një dyshim: të aktivizojë nga minuta e parë Cesc
Fabregas apo sulmuesin David
Villa?
Fabregas nuk po kalon në formë shumë të mirë javët e fundit, ndërsa
Villa edhe pse me një këmbë jashtë Barcelonës në ndeshjet që është aktivizuar nga minuta e parë ka arritur të shënojë.
Në anën tjetër "Special One" e ka gati formacionin përveç një vendi në mesfushë: Ricardo Kaka apo Angel Di Maria? Braziliani, i cili ishte plotësisht jashtë planeve të Mourinhos, me golin e shënuar në ndeshjen e fundit kundër Deportivo La Coruna, çka i dha edhe tre pikët
Real Madrid, ia ka prishur mendjen portugezit.
Gjithësesi, formaciont zyrtare pritet të publikohen vetëm disa minuta para fillimit të sfidës. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 14:17