Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit për historinë e jetës së tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Xherdan Shaqiri ka rrëfyer për mediat zvicerane historinë e tij prekëse dhe vuajtjet që ka kaluar në Kosovë, kur ai ishte i vogël. 26-vjeçari zgjedh futbollin si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë.

Ish-mesfushori i Bayernit dhe Interit, që tani aktivizohet në Premier League tek Stoke City, ka thënë se është rritur me futbollin dhe do të pensionohet me këtë sport.

Shaqiri ka treguar se si në fëmijërinë e tij në Zvicër ka jetuar vetëm pesë minuta larg fushave të futbollit, dhe kështu kishte filluar karriera e tij.

“Kam banuar vetëm pesë minuta larg fushave. Kjo ishte e përsosur për mua. Dhe kështu filloi gjithçka. Ndiheshe i lirë, pa telashe. Luanim si një person i lirë, dhe ky sigurisht ishte një hap i madh për mua”.

“Jam lindur në Kosovë, një shtet shumë i varfër. Nuk ka shumë vende pune dhe nuk ka shumë para. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur, këtë e kam parë me sytë e mi. Kurse, shtëpia ime mezi po qëndronte në këmbë, por ata kishin vjedhur dhe shkatërruar gjithçka”.

“Ata kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka që ishte brenda. Kishin vandalizuar edhe muret. Kur ktheheni atje pas luftës dhe shikoni gjithë këto gjëra ju filloni të shihni gjërat ndryshe. Jam i lumtur këtu në Zvicër, ku jemi të sigurt dhe mund të jetojmë në paqe. Jam rritur me futbollin dhe do të pensionohem duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë”, e përfundon rrëfimin e tij mesfushori kosovar. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori