Rreh të fejuarën në ashensor, humbet kontratën 40 milionëshe (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Ray Rice ka dhunuar fizikisht të fejuarën e tij në ashensor dhe për këtë arsye, klubi ku ai luan, Baltimora Ravens, ka vendosur të anullojë kontratën me të që kap vlerën e 40 milionë dollarëve. Për të njëjtën arsye, NFL, liga profesioniste e futbollit amerikan, e ka përjashtuar për një periudhë të papërcaktuar.

Dhuna e Ray Rice ndaj Janay Palmer ka nisur që shkurtin e shkuar por videoja më e fundit u publikua vetëm para pak orësh nga TMZ, ku tregohet agresioni i shfenuar i lojtarit ndaj të fejuarës së tij.

Këtë gjest e ka dënuar edhe presidenti i SHBA-ve Barack Obama që ka thënë: "Dhuna në familje është e papranueshme". /albeu.com/




Shtuar më 09/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori