Rumani, Chelsea pranë fëmijëve me kancer (FOTO LAJM)

Pëlqej
Disa yje të Chelsea-t përfshirë këtu trajnerin Jose Mourinho, kapitenin John Terry dhe futbollistë të tjerë si David Luiz, Ashley Cole, Frank Lampard etj kanë vizituar një qëndër bamirësie që kujdeset për fëmijët e prekur nga kanceri në kryqytetin rumun Bukuresht. Para se të ndesheshin me skuadrën vendase, Steaua Bukuresht, "Blutë" londinezë kanë ndaluar në "Little People Romania" ku kanë bërë edhe disa foto me fëmijët e sëmurë.

Gjest shumë human ky i futbollistëve të Chelsea-t, çka tregon edhe anën sociale të futbollit.

Kampionët në fuqi të Europa League triumfuan dje 0-4 përballë Steauas pas humbjes 1-2 në ndeshjen e parë kundër Basel. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori