Sa shumë yje për të nderuar Javier Zanettin (FOTO LAJM)

Inzaghi, Vieri, Boban, Baresi
Asnjë lojtar i Interit nuk do të ketë mundësi që në të ardhmen ta mbajë fanellën me numrin 4, e cila deri sezonin e kaluar mbahej nga legjenda Javier Zanetti.

Drejtuesit e Interit kanë vendosur që të nxjerrin jashtë qarkullimit numrin 4, gjatë një ndeshje bamirësie "Expo 2015", e cila është zhvilluar në "San Siro".

Ish ylli argjentinas la futbollin aktiv vitin e kaluar, ndërsa ka qënë pjesë e Interit nga viti 1995 deri në 2014.

"Unë dua të falënderoj të gjithë miqtë e mi të cilët kanë qenë këtu me ne në këtë mbrëmje. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment, në sajë të të gjithë njerëzve që erdhën në stadium për ndeshjen bamirëse. Dashuria ime për këta njerëz do të mbetet përgjithmonë, ata e dinë se çfarë dashurie kam për ta, kjo marrëdhënie nuk do të përfundojë. Unë kurrë nuk do të ndalem duke i falënderuar këta tifozëve", është shprehur Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2015, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori