Santiago Bernabeu, 65 vjet show dhe histori (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot stadiumi mitik i Real Madrid, "Santiago Bernabeu" feston 65 vjetorin e ndërtimit. Tempulli i futbollit, i cili ka pritur ndeshje të mëdha dhe historike, në tapetin e të cilit kanë zbritur yjet më të mëdhenj të historisë së futbollit u ndërtua më 14 dhjetor 1947 dhe ndodhet në Paseo de la Castellana në distriktin Chamartin.

Në vitet e para mbante emrin "Nuevo Estadio Chamartin" por në vitin 1955 u vendos që për nder të presidentit të klubit ti vihej emri që mban edhe sot "Santiago Bernabeu". Ndërkohë që në majin e 1957 do të zhvillonte ndeshjen e parë mes prozhektorë Real Madrid-Sport Recife dhe në 14 nëntor 2007 UEFA e shpalli stadium elitar.

Ka një kapacitet maksimal prej 85,454 vendesh dhe ka pritur gjatë historikut të tij 65-vjeçar plot ndeshje të mëdha. Një prej tyre është edhe finalja e Kupës së Botës 1982 me Italisë dhe Gjermanisë ku të gjithë sportdashësit mbajnë mend festimin unikal të Marco Tardellit. Ndërsa në vitin 2010 do të priste finalen e Champions League që do të kurorzonte Interin për të dytën herë Kampion të Europës.

Për cilindo futbollist, sado i madh të jetë, e ka ëndërr të luajë në "Santiago Bernabeu". /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2012, ora 14:18
elton musaj
e Mërkurë 19 Dhjetor 2012, Ora 14:12
ne 2010 inter e fiton per here te trete kupen e kampioneve 1964-1965-2010
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet