Sefa: Goli për familjen e Alban Hoxhës (FOTO LAJM)

Pas shënimit të golit, Fatjon Sefa ka shkuar të festojë te një banderolë që tifozët e Partizanit kishin vendosur në shenjë përkrahjeje kundrejt portierit të tyre Alban Hoxha, i cili mungoi në sfidën e Korçës pasi bashkëshortja e tij po lufton me jetën në një prej spitaleve të Tiranës.

Sulmuesi lushnjar pohoi se goli i dedikohet familjes së shokut të tij.

"E deklaruam edhe më parë se ishim të bindur se do të fitonim ndaj Partizanit. Ishim të sigurt për suksesin, pasi jemi në një formë të shkëlqyer dhe nuk ka ekip të na ndalojë. E rëndësishme është që shënova. Unë kam ardhur këtu për të bërë atë që di më mirë, të shënoj, të tjerat u takojnë drejtuesve të vendosin, nëse do të jem në stol apo në formacion. Në momentin e golit vendosa të festoja te banderola ku përkrahej Alban Hoxha. Ndoshta ju të gjithë e dini gjendjen kritike që po kalon familja e Albanit dhe jemi të gjithë me shpresën te Zoti që të bëjë mrekulli", u shpreh Sefa. /albeu.com/



Shtuar më 09/11/2014, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori